|
|
الموقع الرسمي للأستاذ الدكتور بكر إسماعيل الكوسوفي |
|
nga prof.dr. Beqir Ismaili |
|
Shqiptari i parė qė mbron titullin e lartė Prof. Dr. nė Lindjen e Mesme Vjollca Lisi / Kairo (EGJIPT), mė 5 prill 2004
Albapress ėshtė njė qendėr informative shqiptare pėr Kosovėn dhe shqiptarėt jasht atdheut. Ndodhet pranė zonės universitare tė Kairos, nė Qytetin e Nasser-it. E njohur dhe e frekuentuar nga shqiptarė dhe miq e dashamirė tė tyre vendas si dhe nga studentė tė Universiteteve tė ndryshme tė Kairos, ajo njihet edhe siQendra kulturore e shqiptarėve. E drejton njė koleg gazetar nga Fushė Kosova, Beqir Ismaili, i cili ėshtė njėkohėsisht dhe nismėtar i ngritjes, mė 1990, tė kėsaj agjencie pėr shpėrndarje informacioni pėr trevat shqiptare nė botėn e Lindjes sė Mesme. Jo rastėsisht thotė Beqiri- fillimet e Albapress-it pėrkojnė me ngjarjet tragjike nė vendlindje, nė Kosovė. E ndjeja se opinioni, mediat dhe publiku arab, kishin nevojė tė informoheshin edhe nga burimi pėr sa po ndodhte nė Kosovė, ta njihnin tė vėrtetėn, atė tė vėrtetė qė jo gjithnjė trasmetohej gjėrėsisht dhe objektivisht nga mediat ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi. Nė atė kohė tė stuhishme pėr Kosovėn, Albapress iu vu punės me pėrkushtim dhe kėmbėngulje. Janė tė shumta veprimtaritė e kryera nė atė kohė nė Kairo dhe nė qytete tė tjera tė vendit; pėrmendim njė ekspozitė shėtitėse me mbi 500 fotografi, dokumenta e poster, qė u ekspozua nė ambjentet kryesore tė Universitetit tė Kairos, nė atė Amerikan dhe nė Universitete tė tjera tė Egjiptit . Nėn ndikimin e kėtij materiali tė gjallė dhe jetik- kujton Beqiri- janė zhvilluar nė Kairo demostrata nga mė tė fuqishmet kundėr dhunės dhe krimit serb nė Kosovė. Ligjėrimet, tubimet, diskutimet informimi, nė tė gjitha fushat, edhe nė median e shkruar dhe nė atė elektronike, shkrimet, intervistat (rreth 600)nė shtypin arab ( jo vetėm egjiptian) si dhe pėrgatitja dhe shpėrndarja e pėrditėshme e buletinit informues pėr Kosovėn nė 50 institucione tė ndryshme arabe nė Kairo, pėrfshirė kėtu edhe disa pėrfaqėsi diplomatike, janė njė realitet doemthėnės i veprimtarisė sė Albapress-it dhe tė Beqir Ismailit. Ndėr shkrimet informative pėr kulturėn dhe entitetin e shqiptarėve nė pėrgjithėsi dhe tė Kosovės nė veēanti,ka shkruar pėr 69 figura shqiptare, (personalitete tė njohur nė fusha tė ndryshme) nė shtypin arab. Kėshtu u rrit ndėr vite kjo agjenci, u bė e njohur, e respektuar dhe gjithnjė e mė shumė e frekuentuar nga shqiptarė e vendas.Edhe sot, kur ndodhesh nė zyrat e Albapress-it tė rastis tė takohesh me profesorė apo intelektualė tė njohur egjiptas, tė cilėt pohojnė me dashamirėsi: Falė kėsaj qendre kulturore dhe atdhetare, kemi njohur Kosovėn dhe shqiptarėt. Kush ėshtė Beqir Ismaili? Ka lindur nė Kosovė, mė 1959. Arsimin tetėvjeēar e kreu nė shkollėn Emin Duraku nė Prishtinė, kurse tė mesmin, nė Damask, tė Sirisė. I edukuar nė njė familje patriote e me tradita fetare , me mbarimin e shkollės sė mesme, realizoi ėndrrėn pėr tė studiuar nė Universitetin Al Az-harit nė Kairo, njė nga mė tė vjetrit dhe mė tė njohurit nė botė. U diplomua nė Fakultetin e Gjuhės Araba, pranė kėtij Universiteti. Mė pas, nė njė kohė rekord dhe me rezultate tė larta, pėrfundon studimet nė Institutin pėr Studime tė Larta Islame, gjithnjė nė Kairo. Prirjet e tij nė gazetari e shtyjnė tė bashkpunojė, si student nga Kairo, (nė shqip) me disa organe shtypi shqiptare dhe kosovare, si Rilindja Bujku,Zėri i Rinisė,Republika,Drita islame si dhe nė Shkėndija. Nė vitet 90, me hapjen e qendrės Albapress Beqiri i futet njė tjetėr ndėrmarrje tė guximshme: studimit tė mėtejshėm tė gjuhės shqipe dhe arabe nga njera anė dhe botimeve publicistike, nga ana tjetėr. Njohjet e kontaktet e shumta me njerėz, qytetarė tė thjeshtė, gazetarė, profesorė, diplomatė, shkencėtarė e filozofė, pėrbėjnė bazėn e njė materiali tė gjėrė dhe tė bollshėm faktesh, pėr tu studjuar, sistemuar dhe botuar mė pas nė 107 tituj librash! Tė gjithė nė arabisht dhe 4 tituj tė tjerė nė gjuhėn shqipe. Botimet janė tė ndara nė 14 fusha tė ndryshme, tė cilat, si njė fill i kuq i pėrshkon njė ide: njohja e Kosovės dhe e shqiptarėve nga Bota, nga njera anė, dhe mirnjohja pėr gjithė ata intelektualė tė shquar arabė, egjiptianė dhe jo, tė cilėt kanė dhėnė njė ndihmesė tė konsiderueshme pėr ēėshjen e shqiptarėve dhe tė pavarėsisė sė Kosovės nė veēanti. Librat e botuar janė kėshtu, njė frut i njohjeve, i kontakteve direkte, vetjake, me pėrfaqėsues fushash e disiplinash tė kulturės e tė mendimit arab, ndėr ta dhe figura me famė ndėrkombėtare. Botimet e tij pėrfshijnė fusha tė ndryshme si letėrsi, civilizim dhe bibliografi tė shkencėtarėve, mendimtarėve e intelektualėve tė shquar. Nė arkivin e Albapress-it janė tė evidentuara me foto, rreth 600 takime qė Beqiri ka zhvilluar me personalitete nga e gjithė bota,( dhe jo vetėm nė Egjipt) qė nga ato shqiptare deri diplomatė e autoritete tė larta vendase. Edhe shtypi arab, nga ana tjetėr, i ka pėrcjellė me mjaft interes botimet e tij. Librat e Beqirit janė tė ekspozuara gjithnjė nė njė stendė tė veēantė nė Panairin Ndėrkombėtar tė Librit nė Kairo ( qė organizohet ēdo vit dhe ėshtė i dyti nė botė, pas atij tė Frankfurtit). Para disa kohėsh, mbron me sukses titullin Kandidat i Shkencave (magjistėr), nė Fakultetin e Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė nė Universitetin e Hapur Amerikan nė Kairo, me temėn: Ndikimi i gjuhės arabe nė gjuhėn shqipe dhe mė pas merr titullin Doktor i Shkencave nė Fakultetin e Gjuhės dhe Letėrsisė Arabe nė Univesitetin e Hapur Amerikan, nė Kairo, me temėn: Zhvillimi i Gjuhės dhe Letėrsisė arabe nė Kosovė. Arsimimi i tij nė Universitetin e famshėm tė Al-Azharit, kontakti me dijetarė tė mirėnjohur qė ligjėrojnė nė kėtė Universitet, bėn qė Prof. Dr. Ismaili tė formojė kritere tė rrepta shkencore dhe metoda origjinale nė punėn e tij intelektuale disa-planėshe. Ky impenjim i vazhdueshėm, brenda njė kohe tė shkurtėr tėrheq vėmendjen e specialistėve mė tė lartė tė Universitetit tė Al-Az-harit. Vlerėsimi qė ata i bėnė punės dhe veprės sė tij ishte shumė domethėnės. Bazuar nė numrin e madh tė veprave tė shkruara nga Prof. Dr. Ismaili dhe nė vlerat shkencore qė paraqisnin ato, Universiteti i Shkencave Islame, dega e Gjuhėsisė dhe Letėrsisė Arabe, i jep para disa ditėsh, titullin e lartė Profesor Doktor i Gjuhės Arabe. Ėshtė njė eveniment i bukur dhe prekės pėr tė gjithė, pasi pėrbėn rastin e parė nė historinė e kombit shqiptar, qė njė shqiptar nga Kosova tė vlerėsohet me njė titull tė tillė, nga njė Universitet me emėr nė Lindjen e Mesme. Pėr marrjen e kėtij titulli tė lartė, Prof Dr. Ismaili paraqiti 8 libra voluminozė ( nga 6 qė ėshtė numri i detyrueshėm) nė arabisht, nga fushat e kulturės dhe tė gjuhėsisė. Prof.Dr. Beqir Ismaili duket se ka ndryshuar fare pak, pėr tė mos thėnė aspak, nga marrja e gjithė kėtyre titujve tė nderit. Ėshtė e vėrtetė, ėshtė pak mė i thinjur, mė reflektues nė mendime, por gjithsesi, pėrherė i palodhur dhe produktiv . Pėrparėsi nė punėn dhe nė jetėn e tij tė pėrditėshme ėshtė tė japė njė ndihmesė, sado modeste, pėr vendlindjen e tij amė, Kosovėn, pėr brezat qė vijnė nga Shqipėria, nga Kosova dhe nga Maqedonia pėr tė studjuar nė Universitetin e Shkencave Islame, ku ai gėzon tė drejtėn tė jetė tashmė, anėtar nderi nė kryesinė e tij, apo nė Universitete tė tjera, ku ai e ka portėn pėrherė tė hapur.. Si njohės i shkėlqyer i gjuhės arabe, nuk pushon sė pėrcjelluri, njohuri, kulturė, tradita, histori e veēori tė botės shqiptare nė botėn arabe. Kam menduar tė mund tė botoj diēka nga kėto edhe nė shqip, mundėsisht nė Kosovė thotė Prof.Dr. Ismaili. Prania e tij nė Egjipt u ka dhėnė pėrherė mundėsinė studentėve shqiptarė, qė studiojnė nė kėtė vend, tė ndjehen si nė shtėinė e tyre. Nė kuptimin e plotė dhe tė vėrtetė tė kėsaj fjale. Si njė baba, si vėlla, si mik e shok dhe si mėsues. Por ajo qė ndikon mė shumė tek kėta studentė, (dhe padyshim, jo vetėm tek kėta) ėshtė shembulli vetjak i Beqir Ismailit, ndershmėria, dinjiteti, bujaria dhe modestia, cilėsi kėto qė u njihen botėrisht shqiptarėve tė mirė nėpėr botė. Aktualisht, Prof. Dr Beqir Ismaili ėshtė edhe pėrfaqėsues i Universitetit tė Hapur Amerikan pėr Ballkanin dhe udhėheqės shkencor( si anėtar Komisioni) i specialistėve shqiptarė , kosovarė dhe tė huaj, qė studjojnė pėr marrje tituj e gradash shkencore nė kėtė Universitet. Njė libėr i Prof.Dr Ismailit, ai me titull Ndikimi i alfabetit arab nė letėrsinė shqipe nė Kosovė- thotė Prof.Dr Saber Abdul, Zv Rektor i kėtij fakulteti-ėshtė futur si lėndė studimi nė Fakultetin e Gjuhės Arabe, nė Universitetin Al Ah-zar! Profesori i famshėm egjiptian shprehet me krenari dhe cilido shqiptar dashamirės, do tė emocjonohej kur ta dėgjonte tė shprehej me kėto fjalė! Nga z. Abdul mėsova se janė dhe dy studentė tė huaj nė kėtė Universitet, tė cilėt kanė shprehur dėshirėn tė mbrojnė titullin Doktor nė studimin pėr veprimtarinė e Prof.Dr Beqir Ismailit, si intelektual dhe gazetar. Do ta mbyll kėtė portret tė Beqir Ismailit duke rradhitur edhe forumet e institucionet mė tė rėndėsishme nė Egjipt, ku ai ėshtė pranuar si anėtar i tij!. [1] Bashkimi i Shkrimtarėve tė Egjiptit. Desha, sė fundi,tė sqaroj publikun se anėtarėsimi nė kėto forume nuk ėshtė i vetvetishėm pėr tė gjithė intelektualėt e shkencėtarėt egjiptianė tė njė fushe tė caktuar. Ja ēthuhet ndėr tė tjera nė motivacionin me tė cilin Prof.Dr Beqir Ismaili nga Kosova ėshtė pranuar nė Bashkimin e Shkrimtarėve tė Egjiptit: Pėr ndihmesėn e dhėnė nė njohjen e Kosovės, tė entitetit tė saj historik e kulturor dhe pėr pasurimin, pėrmes librave tė tij, tė kulturės arabe dhe tė asaj ndėrkombėtare.
|
|