|
|
الموقع الرسمي للأستاذ الدكتور بكر إسماعيل الكوسوفي |
|
nga prof.dr. Beqir Ismaili |
|
Prof. dr. Beqir Ismaili mendimtari i njohur kosovar dhe veprimtaritė e tij shkencore Gazeta Egjiptiane "El hajat" mė 06 /03/2005, boton shkrimin: Prof. Dr. Beqir Ismaili ėshtė njė nga linguistėt dhe letrarėt mė tė njohur, i stolisur me dinjitet dhe i formuar nė tė gjitha sferat vepruese. Ai ėshtė autor i shumė botimeve tė njohura dhe studimeve tė vlefshme. Prof. Dr. Ismaili ėshtė njė nga autorėt e mirėnjohur kosovarė, i specializuar nė fushėn e gjuhėsisė dhe letėrsisė arabe, personalitet i shquar pėr diturinė, oratorinė dhe metodėn mbresėlėnėse tė komunikimit. Aftėsia dhe veprimatria e tij shkencore, arritjet dhe stili i tij i veēantė i mundėsuan atij qė tė jetė kurdoherė nė shėrbim dhe dobi tė kombit shqiptare. Prof. Dr. Ismaili, ka lindur mė 04/10/1959 nė Kosovė, njė nga republikat e Gadishullit Ballkanik qė ndodhet nė zemėr tė Evropės dhe, rrjedh nga njė familje me tradita tė hershme islame e atdhedashėse. Familja Ismaili, njė familje e respektuar dhe e qytetėruar, ka dhėnė dhe ka sakrifikuar shumė pėr Kosovėn dhe popullin e saj. Ajo shquhet pėr qėndrimin e saj islam dhe patriotik dhe pėr rolin qė ka luajtuar ne shėrbim tė Islamit dhe tė Kosovės. Babai i tij, Mulla Haki efendi Isamili, ishte njė nga hoxhallarėt mė tė respektuar, i cili u bė i njohur pėr mendimet e tij tė matura nė zgjidhjen e ēėshtjeve islame dhe pėr ndjenjėn atdhetare qė ushqeu tek bijtė e tij. Dy djemtė e mėdhenj, Nuhiu i cili u zhduk nga genocidi serb nė luftėn e Kosovės - dhe Abdullai janė imamė tė njohur nė Kosovė. Djali i tret, Ismail Ismaili, u zhduk bashke me Nuhiun me 24 Mars te 1999, nga serbėt nė luftėn e Kosovės. Por nuk mund tė lemė pa pėrmendur kėtu, atė figurė tė ndritur, qė qėndron nė ballė tė kėsaj familje, Prof. Dr. Beqir Ismailin, i cili ka luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė shėrbim tė ēėshtjes sė Kosovės. Me kėtė rast ai ka ndihmuar dhe i ka shėrbyer jo vetėm popullit shqiptar, por edhe rajonit tė Ballkanit nė pėrgjithėsi. Prof. Dr. Ismaili ka kryer shkollėn tetėvjeēare nė Kosovė, pėr tė vazhduar mė pas me studimet e mesme nė Siri dhe studimet e larta nė Universitetin e njohur tė Al-Azharit, nė Kairo. Kėtu ai studjoi gjuhėn dhe letėrsinė arabe, derisa u specializua dhe mbrojti titujt shkecorė Magjistėr dhe Doktor i shkencave. Menjėherė pas mbarimit tė fakultetit, filloi tė merrej me shkrime e botime tė ndryshme, tematika e tė cilave ishte e larmishme. Aftėsitė e tij tė shkėlqyeshme, prej studiuesi dhe dijetari, i mundėsuan tė krijojė njė lidhje mes gjuhės dhe letėrsisė arabe dhe asaj shqipe. Kėto dy gjuhė pėrfituan shumė nga ky studjues pėr vetė faktin se ai ishte ndėr tė parėt qė lėvroi studimet nė kėtė fushė. Prof. Dr. Beqir Ismaili gjithashtu njihet edhe si gazetar dhe publicist i kalibrit ndėrkombėtar. Shkrimet e tij u bėnė rrezatim i sė vėrtetės dhe realitetit Kosovar, pėr Botėn e Lindjes e mė gjerė. Krijuesi i Gjithėsisė, ka tubuar tek ai aftėsi tė shumta, qė e bėjnė tė shquhet nė fusha tė ndryshme shkencore dhe shoqėrore. Ai sot njihet si njė prej dijetarėve mė tė shquar dhe mė aktivė tė Kosovės, nė Botėn Arabe. Ai ėshtė njė personalitet i njohur, linguist, letrar, publicist, autor i shumė e shumė librave tė ndryshėm studimorė, historik dhe kronologjik, i cili ecėn shtigjeve tė diturisė, duke sfiduar pengesat me tė cilat pėrballet nė rrugėn e tij. Prof. Dr. Beqir Ismaili shquhet pėr aftėsinė e thellimit nė dituri, njohjen e gjuhėve, diapazonin e gjerė tė tė menduarit dhe eksperiencėn nė plotitikė. Prof. Dr. Ismaili ka ushtruar dhe ushtron shumė detyra, ndėr tė cilat mund tė pėrmendim detyrėn e tij si pėrfaqėsues i Kosovės nė Egjipt dhe nė Lindjen e Mesme, drejtues politik dhe gazetar aktiv, organizator dhe komunikativ i njohur. Me profesionalizmin dhe pėrpjekjet e tij tė pashtershme, ka dhėnė kontributin e tij nė tė gjitha sferat, duke u bėrė kėshtu shembull me veprimatrinė e tij botuese, me publikimet nė shtypin e pėrditshėm dhe atė javor si dhe nė politikė. Kujtimi i disa individėve, mbetet i gdhendur nė histori edhe pse kalojnė vite dhe shekuj. Kjo pėr shkak tė vlerave tė larta humanitare, morale dhe tė bashkėrendimit tė mėnyrės sė tyre tė veprimit nė rraport me tė tjerėt. Ata asnjėherė nuk pėrdorin forcėn nė luftėn me armikun edhe pse kanė mundėsinė ta bėjmė njė veprim tė tillė. Por njėkohėsisht, lufta pėr ta, asnjeherė nuk ėshtė shkak qė tė tėrhiqen nga populli dhe tė anashkalojnė problemet e tij por pėrkundrazi, ata vazhdojė tė mbrojnė interesat e popullit duke sakrifikuar gjithēka, madje shpesh edhe veten e tyre. Dihet se gjatė luftės sė Kosovės edhe dijetarėt pėrjetuan goditje tė rėnda. Ata u pėrballėn me armikun dhe u detyruar tė mbijetonin edhe pse nė kushtė tė vėshtira jetese. Ndėr kėta dijetarė pa dyshim bėn pjesė edhe Prof. Dr. Beqir Ismaili, i cili mori mbi vete pėrgjegjėsinė e zbardhjes sė tė vėrtetės sė ēėshtjes Kosovare nė Botėn Arabe e mė gjerė. Ai ndihmoi materialisht dhe shpirtėrisht, duke u pėrpjekur me tė gjitha mundėsitė e tij, qė Kosova tė fitojė tė drejtat dhe pavarėsinė, populli tė fitojė paqen dhe lirinė. Prof. Dr. Ismaili, me punėn dhe konributin e tij, arriti tė realizojė detyrėn e vėshtirė qė kishte marrė pėrsipėr duke fituar kėshtu njė vend tė lartė dhe tė merituar ndėr intelektualėt dhe shtresat e tjera tė popullsisė si ndėr shqiptarėt ashtu edhe ndėr popujt e ballkanit e mė gjerė. Pėrveē sa u pėrmend mė lart, ai ėshtė bėrė simbol i dijes, mendimit dhe vetflijimit. Nė kėto momente tė vėshtira, Kosova ka nevojė pėr bijtė e saj qė ti dalin zot nė ēdo fushė tė zhvillimit duke plotėsuar detyrėn e tyre pėrpara atdheut si mendimtarė, historianė, politikanė, gazetarė etj. Pėr tė gjitha kėto arsye emri i tij do tė hyjė nė analet e historisė si mendimtar, dijetar dhe poltikan qė ka lėnė gjurmė nė mendimin, shkencėn dhe politikėn, Kosovare. Kur flasim pėr figurėn e Prof. Dr. Beqir Ismailit, mundohemi tė pėrmendim disa prej kontributeve tė tij nė fusha tė ndryshme tė dijes dhe shkencės, por nė tė vėrtetė do tė na duheshin shumė lapsa, letra dhe njė gjuhė e pasur nė shprehje, pėr ta pėrshkruar kontibutin dhe sakrificėn e tij nė fushėn e mendimit. Profesor Ismaili dallohet si njė mendimtar dhe historian qė e njeh mirė tė kaluarėn dhe tė tashmen, gjė kjo qė i mundėson atij tė rradhitet ndėr mendimtarėt e mėdhenj tė shoqėrisė, ndėr ata qė dinė tė japin mendime tė shėndosha, qė dinė tė barazpeshojnė dhe tė konkretizojnė mendimet e tyre. Kėtė e pėrforcojnė mė shumė veprat dhe shkrimet e tij tė botuara dhe tė shpėrndara nė shumė vende tė botės. Tė gjithė studimet e tij shkencore, librat, artikujt e publikimet e ndryshme kanė stil qė e zgjojnė njeriun, i tėrheqin vėmendjen me shumė argumente qė kanė tė bėjnė me realitetin, ndikojnė nė shėrimin e sėmundje tė vjetra e ndihmojnė nė mėsimin e dispozitave fetare. Sa herė qė ai flet, i drejtohet dėgjuesit sinqerisht, duke i pėrcjellė atė qė ka nė zemėr, duke thėnė gjithmonė tė drejtėn, me ndjenja tė pastra qė e hijeshojnė fjalėn e tij nė thirrjen nė Islam dhe imanin e tij tė sinqertė. Ai ėshtė nja nga njohėsit e mirėfilltė tė Kuranit, sunnetit (praktikės) sė Pejamberit a.s., shkencave tė gjuhės dhe letėrsisė arabe dhe asaj shqipe, historisė dhe kulturės sė civilizimit islam tė tė gjitha kohėrave, historisė njerėzore, diturive shkencore tė ndryshme, kulturės bashkėkohorė qė ka tė bėjė me shumė drejtime dhe filozofi. Kontributi i tij ka njė ndikim tė pėrgjithshėm pasi ka botuar njė sėrė botimesh tė fushave tė ndryshme, qė kanė lėnė gjurmėt e tyre brenda dhe jashtė vendit. Ky zinxhir botimesh i shpėrndarė nė Kosovė, Egjipt dhe vende tė tjera- pėrbėhet nga mė se 100 vepra, ku secila prej tyre, i flet qartė lexuesit pėr qėllimin e saj. Njė numėr botimesh janė autobibliografike dhe flasin pėr jetėn e dijetarėve tė njohur dhe pėr kontributin e tyre nė lidhje me fenė Islame. Prof. Dr. Beqir Ismaili ka filluar tė ngjitė shkallėt nė lėvrimin e mendimit islam qysh herėt, qė nė hapat e parė tė studimeve tė tij. Sa mė shumė thellohej nė studim, aq mė shumė mahnitej nga bukuria e madhėshtia e mendimit dhe e filozofisė Islame. Kjo bėri qė, nė studimet dhe shkrimet e tij, burimet Islame, qofshin ato tė njė periudhe mė tė herėshme apo bashkėkohore, tė jenė pika e tij mė e referuar, duke u pėrpjekur qė tė analizojė lidhjet burimore qė ekzistonjnė midis kėtyre mendimeve. Gjykuar nga gjithė sa u pėrmend dhe u analizua mė lart, Prof. Dr. Ismaili vlerėsohet si mendimtar dhe dijetar i rrallė, qė shquhet pėr aftėsitė dhe sinqeritetin e tij, qė pėrdor arsyen e shėndoshė nė tė gjitha aspektet dhe qė pėrpiqet gjithmonė tė realizojė njė lidhje tė fortė pėr tė arritur tek e vėrteta.
|
|