|
|
الموقع الرسمي للأستاذ الدكتور بكر إسماعيل الكوسوفي |
|
nga prof.dr. Beqir Ismaili |
|
Universiteti i Kairos NDERON me SIMBOLIN e Universitetit Prof. Dr. Beqir ISMAILIN Mr.A.A.I.Kairo (EGJIPT), mė 27. 11. 2004 Universiteti i Kairos ėshtė njė Universitet i njohur, me vlera tė mėdha kombėtare dhe botėrore, i cili ka nė pėrbėrjen e tij dijetarė dhe mendimtarė tė shquar nga tė gjitha lėmitė. Ky Universitet ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė pėrhapjen e arsimit, kulturės, bartjes sė trashėgimisė dhe tė civilizimit, duke u mbėshtetur nė burime tė sakta dhe tė padiskutueshme. Nė kėtė Universitet i ėshtė dhėnė hapėsirė shprehjes sė mendimit tė lirė, i cili mundėson arritjen e njė rezultati pozitiv, qė konsiston nė respektimin e tė drejtave tė njeriut nė ēdo vend e nė ēdo kohė. Kur ky Universitetit vendos tė nderojė me Simbolin e Universitetit njė individ, ai patjetėr duhet tė jetė personalitet me vlera tė mėdha nė fushėn e tij, tė ketė kontribuar pėr ruajtjen dhe zvillimin e vlerave njerėzore, tė jetė njeri qė ka ndikim tė thellė, njeri i sakrificės, dijetar qė posedon eksperiencė nė dituri, kulturė dhe arsim, me qėllim qė tė jetė i denjė pėr ta merituar kėtė vlerėsim tė rrallė. Pas njė studimi tė thelė tė figurės sė personaliteteve tė shquar, sė fundi Universiti vendosi tė nderojė atė qė ka lėnė gjurmėt e tij tė pashlyeshme nė shumė aspekte si: nė mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, nė dominimin e paqes dhe qė dallohet pėr aktivitete tė shumta nė tė gjitha lėmitė qofshin ato arsimore, kulturore apo kombėtare. Kjo figurė kaq e shquar qė meritoi vlerėsimin e Universitetit ishtė shqiptari nga Kosova Prof. Dr. Beqir Ismaili. Nuk ėshtė e para herė qė Prof. Dr. Ismaili vlerėsohet pėr punėn dhe veprėn e tij gjurmėlėnėse megjithėse, kėtė rradhė atij nuk iu dha ky vlerėsim vetėm pėr shkak tė aktiviteteve tė tij por, pėr faktin se Prof. Dr. Ismaili shquhet pėr njė cilėsi tė rrallė dhe fisnike, ai ėshtė njė personalitet qė punon dhe vepron pėr hir tė kombit dhe qė ėshtė dalluar si veprimtar i shkėlqyer nė qartėsimin e ēėshtjes sė Kosovės, gjatė gjithė kohės sė prezencės sė tij nė trojet arabe dhe kėtė e ka bėrė me njė stil tė pėrsosur. Ai e ushtroi veprimtarinė e tij nė Egjipt dhe nė tė gjitha vendjet e Lindjes sė Mesme. Profesionalizmi dhe transparenca qė karakterizojnė punėn e Prof. Dr. Ismailit, bėnė tė mundur qė ai tė ketė sukses dhe tė gėzojė njė respekt tė veēantė nga tė gjitha qarqet intelektuale nė kėtė rajon. Nėse shohim me kujdes dhe bėjmė njė studim mė tė thellė pėr tė gjetur arsyet se pėrse Universiteti i Kajros mori kėtė vendim, arrijmė nė pėrfundimin se ky nderim dhe vlerėsim u bė pėr shumė arsye nga tė cilat mund tė veēojmė pėrpjekjet dhe aktivitetet e tij si dhe funksionet qė ushtron. Vlen tė pėrmendet kėtu se Prof. Dr. Beqir Ismaili njihet si anėtar aktiv dhe personalitet i shquar nė shumė intitucione shkencore, arsimore, edukative, kulturore, politike, tė shtypit ditor dhe atij periodik. Kėto aktivitete ai i ka zhvilluar brenda dhe jashtė vendit si nė Egjipt, Lindjen e Mesme dhe nė vendet Perėndimore ku ai ushtron veprimtarinė e tij si pėrfaqėsues, delegat, anėtar, ligjėrues dhe studiues shkencor. Por, ky vlerėsim ėshtė bėrė edhe pėr shkak tė vlerėsimit tė kėrkimeve tė tij shkencore dhe tė aktivitetit kulturor. Veprimtaria shkencore e Prof. Dr. Beqir Ismailit ka filluar qė herėt, nė kohėn e studimeve universitare, tė cilat i kreu nė Universitetin e Al- Azharit, nė Degėn e Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė Arabe. Por, shqiptari i Kosovės nuk u mjaftua thjesht me nivelin universitar tė studimeve. Etja e tij pėr dituri, bėri qė ai tė ndjekė studimet pasuniversitare nė magjistraturė dhe mė pas tė mbrojė titullin Doktor i Shkencave dhe sė fundi u bė shqiptari i parė i Kosovės qė u vlerėsua me titullin Prof. Dr. nė fushėn e Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė Arabe. Gjatė gjithė kėsaj kohe, ai bėri njė punė tė palodhur kėrkimore dhe shkencore duke e gėrshetuar atė me botimin e shumė librave dhe shkrimeve tė ndryshme kryesisht nė fushėn e kulturės dhe tė politikės. Kėto pėrpjekje, i mundėsuan popullit shqiptar dhe opinionit tė gjerė, tė kenė nė duart e tyre njė numėr tė madh botimesh tė vlefshme, tė cilat dallohen pėr saktėsi dhe qartėsi nė mendim, stil dhe metodė. Ajo qė bie nė sy nė veprat e tij, ėshtė stili i thjeshtė shprehės dhe i kapshėm pėr lexuesin, ku saktėsohet vendi dhe koha e ngjarjes, gjė kjo qė i jep veprave tė tij njė pamje tė mrekullueshme, qė i befason tė gjithė. Nuk ėshtė mė me pak interes tė pėrmendim kėtu se Prof. Dr. Beqir Ismaili mban firmėn e udhėheqėsit tė diplomės tė punimeve shkencore pėr shumė studentė nga Kosova, Maqedonia dhe vende tė tjera . Ėshtė i njohur fakti se Egjipti ėshtė djepi i diturisė dhe kibleja e dijetarėve. Njerėz tė shumtė shtegtojnė nga ēdo cep i botės pėr tė shkuar e pėr tė thithur nektarin e dijes nė kėtė vend. Edhe Kosova ka krijuar njė lidhje tė hershme me Egjiptin, qysh nga koha kur nė kėtė tokė shkelėn studentėt e parė pėr tė studiuar nė Universitetin e Al-Azharit. Pra Egjipti dhe Kosova janė lidhur sė bashku me njė hallkė tė pazgjidhėshme dhe kjo ėshtė dituria. Nė Universitetin e Al-Az-harit, nė Egjipt, studiojnė njė numėr i madh studentėsh nga Kosova, Maqedonia dhe vende tė tjera tė Ballkanit. Ata studiojnė nė fusha tė ndryshme tė shkencės. Disa prej tyre kanė mbrojtur titujt Magjistėr dhe Doktor i Shkencave e tashmė vazhdojnė tė punojnė nė lėmitė qė kanė zgjedhur. Shumė prej studentėve tė Degės sė Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė Arabe, qė kanė mbrojtur punimet e tyre shkencore, kanė pasur udhėheqės diplome Prof. Dr. Beqir Ismailin. Ai, me pėrkushtim dhe pa u lodhur asnjėherė, ka qėndruar pranė studentėve duke i udhėzuar ata nė kryerjen e punimeve shkencore, nė mėnyrė qė punimet e tyre tė jenė sa mė tė dobishme dhe frytdhėnėse. Prof. Dr. Ismailit e ka ndjerė veten mjaft tė vlerėsuar, kur nė sajė tė punės, mundit dhe ndihmės sė tij, studentėt qė ai i ka udhėzuar, kanė arritur gradat pėrkatėse shkencore. Pėrveē sa u pėrmendėn mė lart, Prof. Dr. Ismaili shquhet edhe pėr pėrpjekjet e tij pėr vazhdimin e mėtjeshėm tė lidhjeve kulturore, arsimore, letrare mes Kosovės dhe Egjiptit. Gjithė kėto pėrpjekje, ai e bėri me qėllim qė tė japė ndihmesėn e tij pėr lulėzimin dhe pėrparimin e Kosovės si dhe pėr vazhdimin e marėdhėnieve tė mira me kėto vende, duke bėrė tė mundur nėnshkrimin e marėveshjeve dypalėshe mes institucioneve tė shumta kosovare dhe egjiptiane. Veprimtaritė e larmishme nė fushėn e informacionit dhe tė gazetarisė, janė njė tjetėr arsye, pėr tė vlerėsuar pėrpjekjet dhe punėn e kėtij dijetari tė Kosovės. Prof. Dr. Ismaili ėshtė Drejtor i Agjensisė pėr informacion Alba Press, nė Kairo. Kjo Agjensi jep njė ndihmesė tė papėrshkruar gazetareske, pėrcjell lajmet nga Kosova nė Lindjen e Mesme duke mundėsuar ndriēimin nė mėnyrė reale dhe tė qartė tė ēėshtjes sė Kosovės nė botėn arabe. Roli mjaft i rėndėsishėm qė ka luajtur kjo Agjensi dhe rezultatet mjaft pozitive tė punės sė saj, tregojnė se ajo ia ka arritur qėllimit tė themelimit tė saj, pasi nėpėrmjet saj u bė e mundur qė Kosova dhe populli i Kosovės tė bėhen tė njohur nė opinionin vendas dhe atė ndėrkombėtar. Edhe njė herė, kėtu del nė pah puna titanike qė ka bėrė Drejtori i kėsaj Agjensie, Prof. Dr. Ismaili, i cili ka realizuar pėrmbledhen e pėrgjithshme tė lajmeve tė transmetuara nga kjo Agjensi, ku me mjaft mjeshtėri dhe profesionalizėm, ka bėrė pėrshkrimin e gjendjes politike, ekonomike, kulturore, arsimore tė Kosovės. Shkrimet e tij u botuan nė gazetat e pėrditshme dhe mujore mė me zė tė Egjiptit dhe tė vendeve tė tjera arabe dhe ishin nga materialet dhe artikujt mė tė kėrkuar e mė tė lexuar nė shtyp. Ky aktivitet kaq i gjerė, botimi i librave tė shumtė, shkrimi i artikujve tė ndryshėm nė gazetat dhe revistat me tė njohura, bėnė qė Prof. Dr. Ismaili tė gėzojė njė vend tė veēantė nė opinionin Egjiptian dhe nė Botėn Arabe. Prof. Dr. Beqir Ismaili ėshtė cilėsuar si pionieri i zhvillimit dhe forcimit tė kulturės arabo- kosovare, nė kohėn tonė. Ai, si askush tjetėr para tij, u bė themeluesi i shkollės pėr mėsimin e shkencave , tė Letėrsisė dhe Gjuhėsisė Arabe, pėr bijtė e Kosovės, gjė qė do tė thotė se pėrpjekjet e tij nė kėto fusha, do tė mbeten gjithmonė tė vlerėsuara dhe nuk mund tė mohohen kurrė. Pikėrisht pėr kėto arsye Universiteti i Kairos, vendosi ta nderojė kėtė bir tė Kosovės, me Simbolin e Universitetit, nder tė cilin e kanė pasur vetėm njė numėr i pakėt dijetarėsh dhe intelektualėsh tė cilėt janė vlerėsuar si emrat mė tė njohur tė dijes dhe tė shkencės.
|
|