|
|
|
|
nga prof.dr. Beqir Ismaili |
|
D I A S P O R A N E E GJ I PT Shqiptarėt kanė historinė dhe rrėnjėt e tyre. Gjatė historisė shumėshekullore, ata u detyruan tė emigronin nė vende tė ndryshme, pėr shkak tė trazirave tė vazhdueshme nė rajonin e Ballaknit, e veēanėrisht ndėr trevat shqiptare. Njė ndėr vendet nė tė cilėt u vendosėn shumė shqiptarė qe dhe Egjipti. Kjo faqe i jep nji hapsirė tė veēantė diasporės shqiptare nė Egjipt, duke nxjerrė nė dritė historinė e diasporės sė vjetėr dhe asaj tė re. Ajo mundėson njohjen me diasporėn, udhėheqėsit e saj, kulturėn, traditėn, mendimet, si dhe sqaron rolin e saj nė Egjipt. Po kėshtu, nėpėrmjet kėsaj faqe bėhet e mundur njohja me aktivitetin e diasporės nė lėmi tė ndryshėm, ku ajo dha kontributin e saj si dhe zhvillimin dhe pėrparimin e saj gjatė shekujve. Meqenėse diaspora shqiptare e Egjiptit, shquhet pėr larminė e emrave dhe personaliteve tė historisė dhe shkencės shqiptare dhe asaj botėrore, kjo faqe i kushton njė hapėsirė tė veēantė rolit, kontributit dhe arritjeve tė emrave mė tė shquar tė shqiptarėve nė mėrgim, nė Egjipt. Njė vlerė e veēantė qė ofron kjo faqe, ėshtė dhe mundėsia pėr njohjen e rrėnjėve tė familjeve shqiptare dhe lidhjet gjeneologjike mes tyre. Kjo vlen mė sė shumti pėr ato familje qė i kanė humbur kontaktet e tyre qė herėt dhe tashmė janė nė kėrkim tė paraardhėsve dhe pasardhėsve tė tyre. Nėpėrmjet kėrkimit nė kėtė faqe, do tė bėhet e mundur lidhja e shumė fijeve tė kėputura nga koha. Shpresojmė qė kjo tė jetė sadopak nė dobi tė popullit dhe kombit shqiptar, pėr tė rigjetur rrėnjėt dhe vlerat e patjetėrsueshme tė bijve dhe bijave tė tij, tė cilėt edhe pse nė mėrgim, nuk harruan kurrė se janė shqiptarė dhe se i detyrohen kombit tė tyre. |
|