FAQJA KRYESORE
DIPLOMACI

Nėnshkruhet marrveshja e bashkėpunimit midis Arkivit tė Kosovės dhe Bibliotekave
dhe Arkivave Kombėtarė tė Egjiptit

Nga Vjollca LISI

Prej disa kohėsh, Arkivi i Kosovės ėshtė antar i Kėshillit Ndėrkombėtar tė Arkivave( Kategoria A) me seli nė Paris.

Aktualisht- nė kuadrin e proēeseve reformues dhe demokratizuese- si dhe nė sajė tė pėrkujdesit tė drejtuesve tė tij,bashkėpunon me shumė Arkiva tė vendeve tė ndryshme si, me Arkivin e Londrės, tė Bonit, tė Sofies, tė Tiranės, tė Sarajevės, tė Ljublanės, tė Shkupit, tė Moskės, tė Budapestit.

Arkivi i Kosovės drejtohet nga Dr.Isuf Osmani, i cili ka filluar t’i pėrkushtohet kėtij institucioni, qė nė vitin 1973, kur punonte nė Arkivin Komunal.Mbajtės i titullit “Doktor i Shkencave” dhe i diplomuar nė Fakultetin e Filozofisė nė Ljublanė, Isuf Osmani ka njė fond prej 35 artikujsh, relacionesh e pinimesh shkencore origjinale nė fusha tė ndryshme tė mbledhjes dhe arkivimit tė kulturės historike dhe materiale.Ai ėshtė gjithashtu autor edhe i dy librave tė botuar, gjithnjė nė kėtė fushė.

Njė kujdes tė veēantė po i kushtohet kėto kohėt e fundit, edhe krijimit tė lidhjeve tė reja tė bashkėpunimit tė ndėrsjelltė, me vendet e Lindjes sė Mesme dhe, nė rradhė tė parė, me Egjiptin.

Nė kėtė kuadėr, nė prill tė vitit nė vazhdim( 2004)-gjatė njė vizite pune nė Kosovė- Arkivi i Kosovės autorizon Prof.Dr. Beqir Ismailin( intelektual kosovar, drejtues i agjencisė sė shtypit “Albapress” nė Kairo)tė krijojė atė klimė njohje dhe interesi pėr bashkėpunim, tek pala egjiptiane, pėr t’u konkretizuar mė pas, nė lidhjen e njė marrveshje zyrtare.

Dhe, nė njė moment tė dytė,Beqir Ismaili,nė emėr tė Arkivit tė Kosovės, do tė impenjohet nė krijimin e lidhjeve tė tjera midis institucioneve homologe, me vendet e tjera tė Lindjes sė Mesme.

Kėshtu, si rezultat i kontakteve tė vazhdueshme, bisedave dhe shkėmbimit tė mendimeve me autoritetet egjiptiane tė kėsaj fushe,mė 19 korrik tė vitit nė vazhdim(2004) u arrit nėnshkrimi zyrtar i marrveshjes midis Arkivit tė Kosovės dhe Bibliotekės e Arkivave Kombėtare tė Egjiptit.

Nė njė nga ambjentet e ndėrtesės luksoze (buzė Nilit) tė selisė sė Pėrgjithshme tė Biblotekės Kombėtare dhe tė Arkivave Kombėtare tė Egjiptit, nė njė klimė miqėsore dhe interesi reciprok, u nėnshkrua prokolli zyrtar i marrveshjes nė fjalė midis dy institucioneve homologe.

Pėr palėn kosovare nėnshkroi Prof.Dok. Beqir Ismaili ( i njohur nė ambjentet vendase pėr titujt e shumtė tė nderit qė mban nė disa fusha tė kulturės arabe), ndėrsa pėr palėn egjiptianė, nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Bibliotekės Kombėtare dhe Arkivave, Prof.Dr Ahmed Ali Morsi.

Prof.Dr.Morsi ėshtė njė personalitet i njohur nė vend dhe sidomos nė arenėn ndėrkombėtare, studjues me emėr i disa fushave tė kulturės materiale, anėtar nderi i mjaft institucioneve ndėrkombėtare, lektor i shumė universiteteve tė huaja( kryesisht amerikane) , autor i 10 librave, 15 studimeve voluminoze ( tė botuara nė disa gjuhė tė huaja e arabe), pėrveē dhjetra artikujve, relacioneve tė botuara nėpėr organe tė ndryshme tė shtypit vendas dhe tė atij tė specializuar ndėrkombėtar.

Pėrpara nėnshkrimit tė protokollit , duke folur pėr interesimin e drejtuesve egjiptianė tė kėtij institucioni, Prof.Dr Beqir Ismaili shprehet:

”Dr.Morsi dhe kolegė tė tij, kanė shprehur gjithnjė njė gadishmėri tė shprehur nė termat “T’u japin pėrparėsi kėrkesave dhe ndihmės pėr Kosovėn”.Ata-shton ai- i ndjekin me simpati zhvillimet nė Kosovė, ndryshimet demokratike dhe janė gati tė japin ndihmesėn e tyre nė krijimin e fushave tė reja tė bashkėpunimit, konform ligjeve prkatėse”.

Marrveshja nė fjalė pėrmban 12 nene bashkėpunimi reciprok midis dy institucioneve, nė fusha tė tilla si nė teknologji, pėrvojė informimi, nė fushėn e shkėmbimit falas tė titujve tė librave dhe tė literaturės sė specializuar nė teknikat e ruajtjes dhe tė arkivimit tė informacionit, nė shkėmbim materialesh dokumentorė midis dy Arkivave, etj.

Pjesė e kėsaj marrveshje janė edhe shkėmbimet e vizitave ( rreth dy javore) midis specialistėve tė tė dy insitucioneve, ndihma e ndėrsjelltė nė mjete dhe teknologji me interes arkivor, specializime, mbajtje seminaresh, tubimesh, organizime ekspozitash apo panairesh nė tė dy vendet, krijimi me pėrparėsi, i lehtėsive studimore dhe kėrkimore shkencore pėr specialistėt e ftuar, gjithnjė sipas ligjeve nė fuqi.

Arkivi Kombėtar i Egjiptit ėshtė njė nga institucionet mė tė rėndėsishėm (nė kėtė fushė) nė botė, pėr pasurinė, larminė dhe autenticitetin e shumė dokumentave me vlerė kombėtare dhe ndėrkombėtare. Ai pėrmban “kujtesė” tė gjallė historike dhe dokumentore nė disa gjuhė ( arabisht,turqisht, gjermanisht, anglisht, frėngjisht)si dhe nė mjaft gjuhė tė rralla dhe tė vjetra, falė lidhjeve tė hershme tė krijuara, shekuj mė parė, me vende tė ndryshme tė botės.

Pėr publikun kosovar ( dhe mė gjėrė pėr atė shqiptar), me interes ėshtė fakti se Mohamed Ali Pasha konsiderohet si themeluesi i Arkivit modern kombėtar egjiptian, pasi ai qe i pari pushtetar qė u kujdes pėr mbledhjen dhe ruajtjen e dokumentave, si njė thesar me vlera historike, shkencore dhe qytetare.Nė dokumentat njohės pėr Bibliotekat dhe Arkivat Kombėtarė tė Egjiptit thuhet shprehimisht se”nėn kujdesin vetjak tė Mohamed Ali Pashės, mė 1828 krijohet Arkivi i Pėrgjithshėm i Egjiptit.”

Brezat e mėtejshėm tė familjes sė Mohamed Ali Pashės, e ēuan mė tej kėtė traditė, duke krijuar lidhje bashkėpunimi me historianė,shkrimtarė, intelektualė tė Perėndimit( anglezė, francezė, italianė), pėr tė shkruar historinė e familjes mbretėrore dhe pėr tė ruajtuar ēdo dokument me rėndėsi kombėtare.

Pallati i princ Abedinit (pasardhės i familjes sė Mohamed Aliut nė fillim tė shekullit tė XIX-tė) konsiderohet si selia e parė e “Arkivit Historik” tė Egjiptit.

Nė vitin 1990 Arkivat Kombėtare vendosen me seli nė ambjentet ku ndodhen aktualisht- buzė Nilit, pranė hotel”Konrad”-it- njė nga mė luksozėt nė Egjipt dhe nė krejt Lindjen e Mesme.

Me dekret tė veēantė presidencial, Arkivat Kombėtare shpallen po atė vit, njė institucion i pavarur.

Njė tjetėr fakt interesant pėr studjuesit shqiptarė ėshtė dhe fakti nė Arkivat dhe Biblioteka Kombėtar e Egjiptit, pėrmban njė thesar tė tėrė dokumentash, dorėshkrimesh e materialesh tė rralla origjinale,tė mendimtarėve, poetėve, atdhetarėve shqiptarė, tė shkruara nė shekujt e kaluar, nė gjuhėt arabe dhe turke.

Shtypi i pėrditshėm egjiptian, radio dhe televizioni kombėtar, i kushtuan nėnshkrimit tė marrveshjes nė fjalė, artikuj, informacione e kronika tė shoqėruara me filmime.