|
|
|
|
nga prof.dr. Beqir Ismaili |
|
Nėnshkruhet nė Kairo marrėveshja e parė e bashkėpunimit midis Universitetit tė Kairos dhe atij tė Prishtinės Nga Vjollca Lisi Nė vigjilje tė Festės sonė Kombėtare, u nėnshkrua nė selinė qendrore tė Universitet tė Kairos, njė marrėveshje bashkėpunimi didaktik, shkencor dhe kulturor, midis dy institucioneve univiersitare: pėrkatėsisht midis Universitetit tė Kairos dhe Universitetit tė Prishtinės. Kjo ėshtė marrėveshja e parė qė nėnshkruhet zyrtarisht dhe qė i jep udhė njė bashkėpunimi gjithnjė e mė aktiv e mė tė frutshėm, midis kėtyre dy qendrave tė rendėsishme tė shkollimit, specializimit dhe pėrgatitjes sė kuadrove dhe specialistėve tė tė gjitha fushave tė dijes. " Fakti qė njė numėr gjithnjė nė rritje tė rinjsh shqiptarė nga Shqipėria , nga Kosova, Maqedonia e trevat e tjera shqipatere, diplomohen dhe specializohen pėr ēdo vit nė Universitetin e Kairos, pėrbėn njė shtytje pėr zyrtarizimin dhe zhvillimin e mėtejshėm tė bashkėpunimit shumplanėsh midis dy Universiteteve"- thotė menjėherė pas nėnshkrimit tė marrveshjes, Prof.Dr. Beqir Ismaili, i cili ka pėrfaqėsuar palėn universitare kosovare. Vetė Prof Dr. Ismaili, ėshtė diplomuar, specializuar , ka doktoruar dhe madje, ka marrė titullin e lartė "Profesor Doktor nė Gjuhėn Arabe"( dhe ėshtė i pari shqiptar me kėtė titull tė marrė nė Kairo) . Marrėveshja nė fjalė, pėrmes disa neneve, pėrfshin bashkėpunim shumplanėsh nė tė gjitha fushat e studimit, tė kėrkimeve shkencore, tė humultimeve, tė shkėmbimit tė pėrvojės sė ndėrsjelltė, nė hartimin e programeve tė veēanta pėr fusha tė ndryshme bashkėpunimi, nė kėmbimin e pėrvojės, tė grupeve tė specialistėve, profesorėve, lektorėve apo dhe tė studentėve. Nė marrėveshje parashikohen dhe vizitat me karakter njohje dhe pėrfitimi tė ndėrsjelltė, midis drejtuesve tė kėtyre dy institucioneve, nė organizimin e veprimtarive tė ndryshme kulturore, arsimore dhe shkencore, dypalėshe dhe shumpalėshe, nė pėrfshirjen edhe tė institucioneve tė tjera pėrkatėse tė tė dy vendeve si dhe tė atyre ndėrkombėtare, nė realizimin e kėtyre projekteve e planeve tė bashkėpunimit. Pak histori- Universiteti i Kairos ėshtė qendra mė e madhe shkencore, didaktike dhe pedagogjike nė Egjipt. Historikisht, njihet dhe si Universiteti i parė laik nė vend. Nė dokumentat themeltare tė tij, lidhur me krijimin dhe ngritjen e kėtij institucioni- nė fillimet e shekullit tė xx-tė- nga dijetarė, mendimtarė, atdhetarė e politikanė vendas, thuhet:" Krijimi i kėtij universiteti tė parė egjiptian do tė jetė rezultat i tė gjitha pėrpjekjeve tė mėparėshme tė bėra pėr kėtė qėllim dhe do tė shėrbejė si njė vatėr e mendimit tė lirė, shkencor bashkėkohor, pėr tė qenė i aftė pėr tė bashkėpunuar me akademitė moderne tė kohės, nė fusha tė ndryshme tė njohjes, tė shkencės dhe tė dijes." Megjithė pengesat e kohės, Universiteti i Kairos( atėherė u quajt i Egjiptit) u inaugurua mė 21 dhjetor tė vitit 1908, nė praninė- nė ceremoninė madhėshtore tė rastit- e Princit Abbas( nip i familjes mbretėrore tė Mohamed Ali Pashės) dhe tė akademikėve tė njohur dhe tė mjaft kryetarė shtetesh. Fakt interesant ėshtė se Universiteti e filloi veprimtarinė, pikėrisht nė ditėn ( mė saktė, nė mbrėmjen) e pėrurimit tė tij, nė formėn e leksioneve tė pėrgjithėshme, qė u zhvilluan nė disa zona tė Kairos. Nė vitet e vėshtirėsive tė mėdha financiare pėr ngritjen e Universitetit, njė ndihmesė tė ēmuar ka dhėnė personalisht princesha Fatma Ismail( e bija e Princit Ismail, nip i Mohamed Ali Pashės) duke dhuruar njėrėn nga banesat e saj si seli kryesore e kėtij Universiteti.Gjithashtu, ajo ndihmoi energjikisht, me shuma tė mėdha financiare, pėr ngritjen e pjesės tjetėr tė Universitet. Mė pas, princi Fuad Ismail( i vėllai i Fatmės dhe i ati i mbretit Faruk- i diplomuar dhe specializuar nėpėr universitetet mė tė njohura evropiane tė kohės-) u emėrua i pari Rektor i kėtij Universiteti dhe ndėr tė parėt profesorė tė tij. Nė vitet e Luftės sė Parė Botėrore, edhe mė pas, Universiteti i Kairos synoi nė dėrgimin e studentėve vendas nėpėr Evropė, pėr t'u diplomuar, specializuar e doktoruar atje e pėr t'u kthyer mė pas nė atdhe, pėr tė trasmetuar nė auditorėt e kėtij Universiteti, pėrvojėn dhe dijet e marra. Nė vitet '20 dhe '30 tė shekullit tė kaluar, Universiteti i Kairos, njohu rritje, zhvillim e zgjerim fakultetesh, akademish e kolegjesh edhe nė fusha tė tjera, si nė legjislacion, nė mjekėsi, nė arte, si dhe nė pasurimin e vazhdueshėm tė Bibliotekės, me vėllime origjinale tė autorėve tė njohur vendas dhe tė huaj. Sot Universiteti i Kairos konsiderohet si Universiteti publik mėmė, nė raport me qendrat e tjera shkencore dhe universitare, mė tė reja, tė ngritura nė Kairo, siē janė "Universiteti Amerikan", "Universiteti Ain Shams", "Universiteti i Helwanit" nė Kairo dhe nė qytete tė tjera tė vendit, si ai i Aleksandrisė, i Sugahės, i Fajumit, i Minias, "Universiteti i Suezit" ,etj, tė ngritura jasht Kairos. Ai pėrbėn dhe njė qendėr tė fuqishme dhe aktive tė edukimit dhe tė specializimit pėr studentė, studjues e specialistė tė huaj, arabė dhe tė tė gjitha kontinenteve tė botės. Pak shifra:Aktualisht Universiteti i Kairos pėrfshin 100 qendra kėrkimore dhe shkencore, publike e private. Kėtu bėjnė pjesė dhe qendra hospitalore nė dispozicion tė studentėve, qendra poligrafike, libraria qendrore dhe ato tė specializuara pėr ēdo fakultet. Nė kėtė Universitet pėrfshihen 23 fakultete dhe Institute, ku studjojnė rreth 165.000 studentė, japin leksione rreth 3160 profesorė tė kualifikuar si dhe 2370 asistentė dhe ku punon njė personel prej 12.240 personash. Marrėveshja e bashkėpunimit midis Universitetit tė Kairos dhe Universitetit tė Prishtinės ėshtė e vlefshme pėr tre vjet dhe mund tė pėrtėrihet sėrish, me vullnetin dhe dėshirėn e ndėrsjelltė tė tė dy institucioneve. Pėr palėn egjiptiane, marrėveshja u nėnshkrua nga rektori i Universitetit te Kajros, Prof.Dr.Ali Abdurrahman Jusuf dhe pėr palėn kosovare, nga pėrfaqėsuesi i Universitetit tė Prishtinės nė Kairo,Prof.Dr.Beqir Ismaili.
|
|