|
|
|
|
nga prof.dr. Beqir Ismaili |
|
Nėnshkruhet nė Kairo marrėveshja e bashkėpunimit kulturor midis Kosovės dhe Egjiptit. Nga Vjollca Lisi Mė 19 shkurt, u nėnshkrua nė selinė e Ministrisė sė Kulturės,tė Egjiptit, njė marrėveshje kulturore pesėvjeēare midis kėtij institucioni dhe atij homolog tė Kosovės. Ėshtė e para marrėveshje qė nėnshkruhet nė kėtė fushė , midis dy vendeve, pėr njė afat kohor tė tillė, madje dhe me tė drejtė pėrtėritje , pra dhe pėr njė periudhė tė mėtejshme, me pėlqimin dhe impenjimin e tė dyja palėve tė interesuara. Marrėveshja kulturore, pėrmban disa nene, ku parashikohen projekte konkrete bashkėpunimi, nė fusha tė ndryshme tė kulturės- arteve, kinematografisė,operas, baletit,teatrit, trashėgimisė sė kulturės popullore tradicionale, tė bibliotekave, muzeumeve,etj- nė shkėmbim tė ndėrsjelltė pėrvoje, specialistėsh, artistėsh, shkrimtarėsh, punonjėsish tė sektorėve tė ndryshėm tė kulturės, drejtuesish institucionesh kulturore. Nė tė parashikohen dhe pjesmarrje nė veprimtari tė pėrbashkėta kulturore dhe artistike(nė festivale filmash, nė panaire kombėtare dhe ndėrkombėtare librash, nė shkėmbime grupesh artistike, valltarėsh, muzikantėsh,etj),apo dhe nė veprimtari tė organizuara prej njėrės nga palėt nėnshkruese tė marrėveshjes ( siē ėshtė rasti i pjesmarrjes, pėr shembull, tė njė delegacioni kulturor egjiptian nė Javėn e Bibliotekės sė Prishtinės, apo dhe i njė delegacioni kosovar nė veprimtaritė ndėrkombėtare qė do tė organizohen nė Kairo, me rastin e 200 vjetorit tė qeverisjes sė Egjiptit nga Muhamet Ali Pasha); nė veprimtari ndėrkombėtare tė organizuara nga institucione kulturore pėrkatėse-siē ėshtė UNESCO-e me rradhė.Nė marrėveshje parashikohet zbatimi i projekteve tė miratuara nga tė dyja palėt e interesuara, sipas ligjeve dhe dispozitave pėrkatėse kombėtare dhe ndėrkombėtare. Ėshtė kjo marrėveshja e pestė qė nėnshkruhet nė njė hark kohor relativisht tė shkurtėr- brenda 6 muajve- midis Egjiptit dhe Kosovės. Mė parė janė vendosur lidhjet midis Arkivave tė Egjiptit dhe Arkivit Kombėtar tė Kosovės,pastaj u arrit marrėveshja midis Universitetit tė Kairos dhe atij tė Prishtinės,marrėveshja e tretė ishte ajo midis Ministrisė sė Rinisė dhe Sporteve dhe homoges sė saj kosovare; e katėrta, midis Bibliotekės sė Aleksandrisė dhe Bibliotekės Kombėtare tė Kosovės. Nė lidhjet, kontaktet dhe diskutimet me specialistė dhe personalitete drejtues tė kėtyre institucioneve kulturore, arsimore dhe sportive tė Egjiptit, ėshtė vėrejtur njė interesim i dukshėm pėr lidhje dhe bashkėpunim tė ndėrsjelltė me Kosovėn, gadishmėri pėr njohje dhe shkėmbim tė ndėrsjelltė pėrvoje nė kėto fusha, ndihmė dhe pėrkrahje pėr zhvillimin e mėtejshėm tė lidhjeve tradicionale miqėsore dhe kulturore midis dy popujve. Marrėveshja kulturore u nėnshkrua pėr palėn egjiptiane nga zv ministri i Kulturės,Sherif Shubashi dhe pėr palėn kosovare, nga Prof.Dr Beqir Ismaili- i ngarkuar me detyrėn e pėrfaqėsuesit dhe tė koordinatorit tė lidhjeve tė bashkėpunimit midis Kosovės dhe Egjiptit e Lindjes sė Mesme.
|
|