FAQJA KRYESORE
DIPLOMACI

Marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe e drejta pėr vetvendosje e Kosovės

Hyrje

Sipas konceptit politik bashkėkohor, shteti ka tre pėrbėrės: territorin, popullin dhe sovranitetit, me anėn e tė cilit autoritetet qeverisin territorin dhe popullin. Mė tė shumtėn e rasteve, shteti i plotėson pėrbėrėsit gjerografikė dhe etnikė, ēka e bėn atė entitet politik tė pavarur, me bazat e tij materiale dhe morale dhe me kufijtė e veta tė pėrshtatshme, tė cilat nuk lejohet tė sulmohen nga ndonjė shtet tjetėr nė asnjė mėnyrė. Ēdo popull ka dinjitetin dhe vlerat e veta, tė cilat synon t’i ruajė dhe t’i zhvillojė. Kulturat e ndryshme me gjithė shumėllojshmėrinė dhe ndikimet e ndėrsjella janė pjesė e trashėgimisė sė pėrbashkėt qė zotėron i gjithė njerėzimi.

Ndėrkohė, deklarata e parimeve tė bashkėpunimit kulturor ndėrkombėtar qė ka vendosur Konferenca e Pėrgjithshme e UNESKO-s nė nėntor tė vitit 1966 ka pėrcaktuar rėndėsinė e shkėmbimit ndėrkulturor dhe i ka vėnė detyrė Kombeve tė Bashkuara dhe shteteve pjesėmarrėse nė tė qė tė bėjnė tė gjtha pėrpjekjet pėr tė zhvilluar shkėmbimet kulturore tė ndėrsjella ndėrmjet tyre. Kjo deklaratė e pėrcaktoi si tė drejtė tė tė gjithė popujve qė tė ndajnė midis tyre arritjet shkencore dhe tė mos pėrqėndrohen nė njė kulturė tė veēantė.

Njė parim tjetėr qė u theksua nė kėtė deklaratė ėshtė gjithėpėrfshirja e bashkėpunimit kulturor, pra qė ky bashkėpunim tė shtrihet nė tė gjitha fushat, nė ato praktike dhe teknologjike, si dhe nė aktivitetet kreative e intelektuale qė lidhen me edukimin, shkencat dhe kulturėn.

Nė pėrgjithėsi, kjo deklaratė ka theksuar domosdoshmėrinė e pėrpjekjeve pėr tė pėrmirėsuar kushtet e jetės shpirtėrore dhe materiale tė njerėzve nė tė gjitha anėt e globit. Nisur nga ky synim, pra pėrmirėsimi i jetės shpirtėrore dhe materiale tė qytetarit egjiptian dhe atij kosovar, lindi bashkėpunimi dypalėsh midis Egjiptit dhe Kosovės, nėpėrmjet nėnshkrimit tė Traktatit pėr Bashkėpunim nė fusha tė ndryshme, veēanėrisht nė sferėn e kulturės dhe tė shkencės.

Kosova, edhe pse nuk ėshtė plotėsisht e pavarur, po kalon fazėn e fundit drejt realizimit tė kėsaj pavarėsie. Pėr kėtė arsye, qeveria kosovare e formuar nėn kujdesin e Kombeve tė Bashkuara po punon pėr vendosjen e marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Nė kėtė pikė, ajo e pa tė domosdoshme hapjen me vendet e Lindjes sė Mesme dhe lidhjen e marrėdhėnieve me ta, qė tė jetė bazė kryesore nė mbėshtetjen e marrėdhėnieve ndėrkombėtare.

Nė kėtė mėnyrė ajo i drejtoi pėrpjekjet e saj pėr nga Egjipti, pėr shkak tė peshės sė tij politike dhe rolit tė tij strategjik nė atė zonė, dhe lidhi me tė marrėveshje pėr bashkėpunim dypalėsh nė fusha tė ndryshme. Marrėveshja u lidh pėrmes pėrfaqėsisė diplomatike tė Kosovės me institucionet dhe organet pėrkatėse egjiptiane. Nė kėtė drejtim u hodhėn disa hapa tė rėndėsishėm, gjė qė konsiderohet pikėnisje e njė bashkėpunimi frytėdhėnės nė tė ardhmen, sidomos pas pavarėsisė sė plotė tė Kosovės dhe pėrfshirjes sė saj nė OKB si shtet sovran.

Ėshtė fakt se marrėdhėniet diplomatike janė tė lidhura me pėrfaqėsimin diplomatik qė prej shekullit XIX, kur funksioni i diplomacisė e kapėrceu rolin e saj tradicional nė njė fazė tė re mė dinamike. Me zhvillimin e mjeteve tė komunikacionit nė kohėn tonė, pėrfaqėsimi diplomatik ka fituar dimensione tė reja dhe, tashmė ėshtė bėrė njė hallkė e rėndėsishme ndėrlidhjeje midis Egjiptit dhe Kosovės, e cila pėrpiqet t’i forcojė marrėdhėniet dypalėshe, tė pėrafrojė kėndvėshtrimet e tė dyja vendeve dhe tė hartojė njė projekt tė pėrbashkėt kulturor, qė pėrfshin tė gjitha fushat me interes pėr tė dyja palėt.

Nisur nga sa mė sipėr, gjatė faqeve nė vazhdim do tė flasim nė mėnyrė tė pėrmbledhur rreth rėndėsisė sė bashkėpunimit ndėrkombėtar nė pėrgjithėsi, aspekteve dhe thelbit tė tij, si dhe rreth rėndėsisė sė bashkėpunimit ndėrmjet Egjiptit dhe Kosovės nė periudhėn e tashme; rreth sferave tė kėtij bashkėpunimi; rreth ndikimit tė tij nė jetėn kosovare; rreth marrėveshjes sė bashkėpunimit tė lidhur midis dy vendeve; dhe rreth rolit tė pėrfaqėsuesit tė Kosovės nė Egjipt, i cili u ngarkua me detyrėn e nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshjeje.

Rėndėsia e bashkėpunimit ndėrkombėtar nė pėrgjithėsi

Nė parim, bashkėpunimi zė njė vend tė rėndėsishėm pėr shkak tė konflikteve nė tė cilat ėshtė pėrfshirė njerėzimi dhe pėr shkak tė ndarjes sė botės nė grupime dhe alenaca, si dhe pėr shkak tė sloganeve qė deklarojnė nė arenėn ndėrkombėtare fuqitė dhe sistmemet nė konflikt, si kapitalizmi dhe komunizmi. Nganjėherė ky konflikt i kapėrcen kufijtė e shteteve dhe merr formė kolonializmi.

Konflikti pėrqendrohet rreth krizės ekonomike, e cila shqetėson qeveritė. Ai ėshtė problem strategjik nė planin rajonal dhe ndėrkombėtar.

Bashkėpunimi ėshtė strukturė shoqėrore ekonomike qė i ofron njeriut rrugėt dhe mėnyrat e nevojshme pėr tė zgjidhur problemet shoqėrore dhe ekonomike. Pėr kėtė arsye, ai bazohet nė njė metodologji qė ballancon interesin e pėrgjithshėm me atė tė pėrveēėm, duke marrė parasysh realizimin e drejtėsisė shoqėrore.

Natyra e shoqėrisė moderne karakterizohet nga interesa tė kundėrta nė tė gjitha fazat e jetės njerėzore, gjė qė kėrkon pėrpjekje tė shumėfishta pėr sistemimin e kėtyre interesave, nė mėnyrė qė tė plotėsohen nevojat e tė gjithė individėve tė shoqėrisė. Nė kėto rrethana, bashkėpunimi pėrfaqėson njė model pėr tė dhėnė zgjidhjet e duhura qė i pėrshtaten natyrės njerėzore nė tė gjitha etapat e jetės dhe kushteve ekonomike. Ai ėshtė mjeti mė ideal qė i pėrshtatet realitetit dhe mundėsive tė dhėna, tė cilat kėrkojnė pėrpjekje tė mėdha pėr tė realizuar shoqėrinė e zhvilluar.

Thelbi i bashkėpunimit si njė strukturė shoqėrore, ekonomike, kulturore qė synon ngritjen e nivelit tė njeriut, kėrkon njohjen e konceptit teorik tė bashkėpunimit dhe strukturėn e tij praktike, si dhe analizimin e tij nė planin rajonal dhe ndėrkombėtar.

Pėr tė mbėshtetur lėvizjen e bashkėpunimit, Organizata Ndėrkombėtare e Punės vendosi njė program pėr tė nxitur zbatimin e parimeve tė bashkėpunimit, pėr tė krijuar kuadrin e nevojshėm ligjor dhe pėr tė pėrhapur ndėrgjegjėsimin mbi rėndėsinė e bashkėpunimit.

Nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, Aleanca Ndėrkombėtare pėr Bashkėpunim konsiderohet si organizata mė e vjetėr bashkėpunuese qė u themelua nė Londėr nė vitin 1895. Ai kishte pėr qėllim pėrhapjen e parimeve bashkėpunuese dhe zhvillimit tė marrėdhėnieve ekonomike ndėrmjet organizmave tė ndryshme bashkėpunues.

Bashkėpunimi krijon njė sėrė ēėshtjesh ligjore, kulturore, shkencore, shoqėrore dhe ekonomike, sepse ai pėrfaqėson njė strukturė qė pėrfshin tė gjitha aspektet e jetės njerėzore. Ai zotėron shumė kompetenca, tė cilat mund tė shfrytėzohen pėr tė ngritur njė shoqėri moderne qė pėrshtatet me tė gjitha shoqėritė njerėzore, si pėr nga koha ashtu edhe pėr nga vendi.

Bashkėpunimi ėshtė strukturė rajonale nė njė kuadėr botėror qė siguron zgjidhjet e plota pėr problemet e njeriut, sipas njė sistemi tė ngritur nė bazė tė studimeve praktike dhe teorike.

Thelbi i bashkėpunimit

Bashkėpunimi ėshtė njė e vėrtetė shoqėrore reale qė ėshtė shfaqur qė me shfaqjen e shoqėrive njerėzore, duke imponuar prezencėn e vet. Mė pas, atė e ligjėruan legjislacionet, duke pėrcaktuar bazat e tij shkencore nė formė praktike, qė pėrfaqėsohet me shoqėrinė kooperuese.

Bashkėpunimi nė kuptimin e tij tė pėrgjithshėm do tė thotė: puna qė bashkon pėrpjekjet e shumė personave me qėllim realizimin e njė dobie qė nuk mund tė arrihet individualisht. Pra, bashkėpunimi tregon se njeriu nuk mund tė jetojė i shkėputur nga shoqėria, sepse i vetėm nuk mund tė pėrmbushė interesat e veta. Nga ana tjetėr, mbledhja e njerėzve pėrbėn njė nga format e mbrojtjes, prandaj realizimi i bashkėpunimit tė pėrgjithshėm ėshtė nė dobi tė tė gjithė individėve tė bashkėsisė plotėson nvojat e saj bazike.

Bazuar nė sa mė sipėr, mund tė themi se bashkėpunimi lidhet me pėrparimin dhe zhvillimin e njerėzimit, madje njerėzimi e ka siguruar vazhdimėsinė e tij vetėm pėrmes bashkėpunimit tė individėve pėr tė realizuar qėllimin bazė tė jetės shoqėrore.

Vėmė re se koncepti bashkėkohor i bashkėpunimit lidhet me pėrparimin ekonomik dhe shoqėror. Pėr kėtė arsye shtetet pėrpiqen qė tė krijojnė forma sa mė tė mira bashkėpunimi, nė mėnyrė qė tė krijojnė bashkėsi njerėzore sa mė tė pėrparuara.

Nė planin ndėrkombėtar, grupimet njerėzore u shfaqėn pėr tė realizuar synime tė pėrgjithshme, tė cilat janė tė pėrbashkėta pėr tė gjithė njerėzimin. Tė tilla bashkime janė OKB, Tregu i Pėrbashkėt Europian, BE-ja etj. Kėto organizma ndėrkombėtarė pėrbėjnė njė formė tė pėrparuar tė bashkėpunimit nė kuptimin e tij tė pėrgjithshėm, i cili tashmė ėshtė bėrė njė nga domosdoshmėritė e shoqėrisė moderne. Madje bashkėpunimi ndėrkombėtar sot merre shtytje pikėrisht nga kėto grupime njerėzore, tė cilat bazohen mbi punėn nė grup dhe ndihmesėn e ndėrsjellė me qėllim realizimin e synimeve tė pėrbashkėta, si brenda njė shteti, ashtu dhe jashtė tij.

Ndryshimi i rendit botėror nga faza e kolonizimit ushtarak nė njė etapė mė tė pėrparuar, tashmė pėrfshin kolonizimin nė sferat e teknologjisė, bujqėsisė, tregtisė dhe deri nė fushėn e mendimit.

Zgjerimi i zonės sė bashkėpunimit nė shoqėrinė njerėzore moderne, bėri qė ai t’i nėnshtrohet njė sėrė normash qė rregullojnė praktikėn e punės bashkėpunuese nė shumė fusha. Pra, bashkėpunimi ėshtė bėrė njė sjellje qytetare e domosdoshme rregulluese qė pėrfshin tė gjitha sferat e jetės shoqėrore.

Mund tė thuhet se bashkėpunimi ėshtė sjellje e natyrshme, qė njeriu e ushtron pėr tė arritur qėllimet e tij. Ai ėshtė njė formė e grupimit njerėzor qė ka dimensione ligjore, politike, shoqėrore dhe ekonomike dhe qė ka pėr qėllim krijimin e marrėdhėnieve zonale nė tė gjitha aspektet e tyre, si dhe tė jetės ndėrkombėtare, qoftė nė kohė lufte apo paqeje.

Vetėdija bashkėpunuese

Njė nga faktorėt e sukesit tė lėvizjeve bashkėpunuese ėshtė ndjenja vetjake e ēdo anėtari pėr solidaritet nė shpėrndarjen e barabartė tė pėrgjegjėsive dhe dobive. Vetėdija bashkėpunuese kėrkon shpalljen e qėllimeve tė lėvizjes bashkėpunuese, nė mėnyrė qė tė motivohen dhe mbėshteten aftėsitė dhe pėrpjekjet personale pėr ngritjen e nivelit tė individit. Veē kėsaj, ēdo individ duhet tė kontribuojė nė administrimin dhe mbikqyrjen e punės, nė mėnyrė qė secili tė ndjehet se ėshtė pėrgjegjės pėr suksesin.

Disa forma tė bashkėpunimit ndėrkombėtar

Bashkėpunimi midis shtetve ose organizmave ndėrkombėtarė nuk ėshtė spontan, por i nėnshtrohet njė sėrė rregullash dhe normash shumė precize, tė cilat bėjnė qė tė arrihet qėllimi i bashkėpunimit.

Disa nga format e bashkėpunimit ndėrkombėtar janė shkėmbimi kulturor, ekonomik dhe tregtar midis shteteve, pėrfaqėsimi politik dhe diplomatik, shkėmbimi nė fushėn e informacionit etj. Shkėmbimi nė fushėn e informacionit ėshtė thelbi i tė drejtės sė komunikimit ndėrkombėtar, pasi informacioni ėshtė njė interpret i saktė i gjendjes sė shoqėrisė prej sė cilės del.

Marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe e drejta pėr vetvendosje e Kosovės

Nė fakt, e drejta e vetvendosjes, veēanėrisht nė kuadėr tė ligjit ndėrkombėtar, qėndron nė planin teorik dhe nuk kthehet nė rregull ndėrkombėtar tė detyrueshėm para se praktika ta pranojė dhe ta mbėshtesė atė. Pėr fat tė mirė, sot janė plotėsuar shumė faktorė qė e kanė shndėrruar kėtė parim nė normė detyruese dhe tė drejtė tė qartė tė zbatuar nė praktikė nga OKB-ja. Por kjo gjė ka ndodhur vetėm pas Luftės sė Dytė Botėrore dhe pas shpalljes sė rezolutės sė OKB.

Rezoluta e OKB-sė mjaftohet vetėm me pėrmendjen e kėsaj tė drejte, por dokumente tė shumta pėrmbajnė njė koncept tė qartė tė saj. Kėshtu, kjo e drejtė pėrmendet nė dy kartat ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut tė ratifikuara nga Asambleja e Pėrgjithshme e OKB nė vitin 1966 dhe ka marrė natyrė detyruese pėr shkak tė nėshkrimit tė kėtyre kartave nga shumė shtete anėtare tė OKB. Pėr fat tė mirė, e drejta e parė e pėrmendur nė kėtė kartė ėshtė pikėrisht ndalimi i ndėrhyrjes sė njė shteti nė punėt e brendshme tė njė shteti tjetėr, ruajtja e pavarėsisė dhe njė deklaratė e veēantė mbi pėrkufizimin e agresionit.

Nė fakt, deklarata mbi parimet e ligjit ndėrkombėtar nė lidhje me marrėdhėniet miqėsore dhe bashkėpunimin midis shteteve si dhe dy kartat e tė drejtave tė njeriut, kanė rėndėsi tė veēantė nė ratifikimin e parimit tė vetvendosjes nė mėnyrė tė hollėsishme. Po ashtu, deklarata e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB e vitit 1960 mbi zhdukjen e kolonializmit ka rėndėsi tė veēantė nė pėrcaktimin e procedurave praktike qė duhen ndjekur me qėllim zbatimin e kėtij parimi. Kjo kėrkon qė tė ndalojmė nė njė pikė tė rėndėsishme qė ėshtė:

Kush e ka tė drejtėn e vetvendosjes

Rregulli i vetvendosjes i jep tė drejtėn njė populli tė pėrcaktojė sistemin e vet politik, ekonomik, shoqėror dhe kulturor, pa ndėrhyrje nga jashtė. Nisur nga kjo, disa mendojnė se e drejta e vetvendosjes i pėrket ēdo grupimi qė formon njė popull, pra ēdo grupimi, anėtarėt e tė cilit kanė afėrsi shoqėrore, kulturore, shpirtėrore etj.

Ėshtė e qartė se ky rregull ua jep kėtė tė drejtė popujve. Sipas njė komisioni tė OKB tė ngarkuar pėr tė pėrkufizuar konceptin e popullit, me popull nėnkuptohet njė bashkėsi njerėzish qė i bashkon dėshira e pėrbashkėt pėr tė krijuar njė entitet tė veēantė, i cili ėshtė nė gjendje tė funksionojė pėr tė siguruar tė ardhmen e tyre tė pėrbashkėt.

Sipas kėtij pėrkufizimi, e drejta e vetvendosjes ėshtė njė e drejtė kolektive, ndryshe nga tė drejtat e tjera tė njeriut, tė cilat janė tė drejta vetjake. Pėr kėtė arsye ajo ka njė rėndėsi tė veēantė, sepse hap rrugėn pėr sigurimin e tė drejtave tė tjera tė njeriut, tė cilat realizohen vetėm nė njė shtet, tė cilit individėt dėshirojnė t’i pėrkasin. Njė popull i ndodhur nėn sundimin e tė huajve duhet tė vendosė pėr shumė aspekte tė jetės sė tij, jo vetėm pėr tė drejtėn e pėrfaqėsimit politik. Ai duhet synojė pavarėsinė dhe fitimin e sovranitetit tė plotė nė tė gjitha sferat, ligjore, ekonomike, sociale dhe kulturore.

Ndoshta aspekti ekonomik ka tėrhequr mė shumė vėmendjen sesa aspektet e tjera qė plotėsojnė vetvendosjen. Prandaj vėrejmė se nė dy deklaratat e tė drejtave tė njeriut dhe nė deklaratėn e parimeve tė sė drejtės ndėrkombėtare qė rregullon marrėdhėniet e miqėsisė midis popujve, i jep tė drejtėn njė populli pėr tė administruar pasuritė e veta natyrore. Natyrisht, kjo duhet bėrė pa shkelur asnjė nga detyrimet qė burojnė nga bashkėpunimi ekonomik ndėrkombėtar qė bazohet mbi parimet e interesave tė pėrbashkėta dhe nė tė drejtėn ndėrkombėtare. Po ashtu, teksti i deklaratės thekson se asnjė popull nuk duhet privuar nga mjetet e jetesės. Megjithatė, edhe aspekti kulturor dhe shoqėror nė tė drejtėn pėr vetvendosjes tashmė ėshtė njė nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme, veēanėrisht pėr popullin e Kosovės.

Nisur nga sa mė sipėr, Kosova i zotėron tė gjitha pėrbėrėsit e njė shteti: territorin, popullin dhe sovranitetin, nė mėnyrė qė tė vendoset pavarėsia e saj e plotė. Pėr kėtė dėshmojnė tashmė tė gjitha aspektet e jetės kosovare. Prandaj, komuniteti ndėrkombėtar duhet t’i zbatojė marrėveshjet dhe rezolutat e veēanta nė lidhje me tė drejtėn e popujve pėr vetvendosje, pėrderisa plotėsohen tė gjitha normat ndėrkombėtare tė posaēme pėr kėtė ēėshtje. Dhe padyshim qė Kosova i plotėson kėto norma pėr tė arritur pavarėsinė e plotė. Pėr kėtė arsye, marrėdhėniet ndėrkombėtare mes Kosovės dhe vendeve tė tjera nuk janė diēka e ēuditshme, sepse vendet perėndimore i kanė vendosur kėto marrėdhėnie nisur nga parimi se Kosova ka tė drejtė tė jetė shtet sovran i njohur botėrisht nga OKB-ja.